Takimi i parë i Komitetit për Partneritet Publiko Privat

U mbajt takimi i parë i Komitetit për Partneritet Publiko Privat me përbërje të re të përcaktuar me Vendimin e Qeverisë 02/56 të datës 11 janar 2012.

Në këtë takim u miratua Rregullorja e Punës së KPPP-së, Plani i punës për vitin 2012, Direktiva për publikime të njoftimeve për PPP si dhe është aprovuar projekti "Shërbimet Komunale të Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Suharekës".

Projekti në fjalë është projekti i dytë PPP i aprovuar për autoritetet e nivelit komunal, dhe i pari pas aprovimit të ligjit të ri për PPP. Rol të rëndësishëm në përgatitjen e projektit ka patur projekti i USAID, GFSI (Growth and Fiscal Stability Initiative), përmes konsulencës profesionale.

Projekti ka për qëllim përfshierjen e sektorit privat përmes aranzhimeve kontraktuale në mbledhjen dhe ndarjen e mbeturinave në Komunën e Suharekës në mënyrë që të përmirësohet gjendja momentale  e menaxhimit të mbeturinave. Konkretisht, projekti përbëhet nga komponentët në vijim:

  • Mbledhja e mbeturinave të gjeneruara në tërë territorin e komunës,
  • Transportimi i mbeturave të mbledhura në Deponinë e Prizrenit,
  • Ndërtimi dhe operimi me një fabrike për seleksionimin e mbeturinave në Suharekë,
  • Rritja e mbulueshmërisë (sipas një plani të para-përcaktuar),
  • Ndarja e mbeturinave.

Në vazhdimësi, Komiteti për PPP do ti ofroj mbështetje të fuqishme projekteve komunale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës publike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kthehu prapa