Takimi i dytë i Komitetit për Partneritet Publiko Privat
U mbajt takimi i dytë i Komitetit për Partneritet Publiko Privat, i kryesuar nga Ministri Hamza. Në takim u diskutua, ndër të tjera për:
• Raportin vjetor mbi mbarëvajtjen e Partneritetit Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (PPP-ANP)
• Raportin e Auditimit për PPP-ANP
• Shqyrtimin e kontratës finale të projektit “Trafiku Urban në Komunën e Pejës”
• Anulimin e Procesit të Hidrocentraleve të Vogla
• Sqarim mbi Ligjin mbi PPP, Referenca në Ligjin mbi Prokurimin Publik
• Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të Departamentit të PPP-së dhe Agjencionit mbi PPP të Republikës së Kroacisë
Në takim u morrën këto vendime
• Aprovimi i kontratës finale për projektin “Trafiku Urban në Komunën e Pejës”
• Anulimi i procesit të Hidrocentraleve të Vogla
Projekti i Komunës së Pejës paraqet të parin projekt PPP të nivelit komunal i cili ka arritur deri në fazën e e aprovimit të kontratës finale. Me këtë rast Ministri Hamza tha “konsiderojmë që projekte të këtilla janë në dobi të komunave, dhe inkurajojmë edhe komuna të tjerat që nëse kanë projekte për të cilat dëshmohet se kanë fizibilitet të implementohen me anë të PPP-ve, në mënyrë që të lehtësohet bara e financave publike”
Projekti PPP në fjalë do të akordoj një koncesion për 10 vitesh për të siguruar shërbimin publik me autobus në katër linja kryesore të qytetit të Pejës, ndërtimin e ndalesave të autobusëve dhe zhvillimin e sistemit moderne të biletave dhe informacionit. Projekti do të ndihmojë Komuna e Pejës të zbatojë strategjinë urbane të transportit për të lidhur lagjet kryesore të qytetit me anë të një sistemi modern transporti me autobus, duke siguruar lëvizjen për qytetarët e saj. Komuna e Pejës, gjatë përgatitjes së projektit, studimit të fizibilitetit dhe dokumentacionit përcjellës, është pëkrahur nga projekti i USADI-it, GFSI.Kthehu prapa