Vizitë në Agjencinë për Partneritet Publiko Privat të Republikës Kroate

Nga 9 deri 10 tetor 2012, një delegacion i përbërë nga zyrtarë nga Departamenti Qendror për PPP si dhe nga institucione të tjera të interesuara për modelin e parneriteteve publiko private, vizitoi Agjencinë për Partneritetet Publike-Private të Republikës Kroate.

Ditën e parë të takimit u diskutua rreth përvojave reciproke në partneritetet publiko private si dhe gjetjen e modaliteteve për shkëmbimin e këtyre përvojave. Pala kroate prezantoi punën e deritanishme të tyre si dhe planet për të ardhmen. Gjatë ditës së parë u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes të Departamentit Qendror për PPP të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë për Partneritet Publiko Private të Republikës së Kroacisë. Përmes këtij memorandumi parashihte forcimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy palëve.

Dita e dytë e vizitës, delegacioni u takua me përfaqësues të Qarkut të Varazhdinit ku u diskutua në lidhje me projektet e tyre në fushën e arsimit të cilat janë realizuar përmes partneritetit publiko privat. Me këtë rast u vizituan disa shkolla të ndërtuar me anë të këtij modaliteti ku u pa nga afër funksionimi i tyre.

Kthehu prapa